‘Vrasësi i heshtur’ që po shkakton vdekje të shpeshta, largojeni atë me këta 3 përbërës

In Shendeti

Çdo 30 sekonda, një njeri pëson sulm në zemër – kjo, sipas Qendrës për Parandalim dhe Kontrolim të Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Arteriet përmbajnë gjak dhe oksigjen. Për të bërë qarkullimin e rregullt të tyre nëpër tërë pjesët e trupit duhet të keni arterie të shëndetshme.

Sulmet në zemër ndodhin zakonisht si shkak I bllokimit të arterieve. Ky bllokim ndodhë si pasojë e krijimit të disa pllakave të kolesterolit përreth arterieve, të cilat bllokojnë qarkullimin normal të gjakut, respektivisht të oksigjenit. Kolesteroli ‘I mirë’ kontrollon kolesterolin ‘e keq’ dhe në këtë mënyrë bëhet balanci I tyre nëpër gjak. Kolesteroli I dëmshëm konsiderohet si ‘vrasësi I heshtur’ , sepse nuk mund te detektohet derisa të jetë vonë për tu shëruar.

Sipas një studimi, disa nga përbërësit të cilët ndikojnë në zhbllokimin e arterieve dhe zvogëlimin e sasisë së kolesterolit në gjak janë:

Hudhrat – njihen për efekte të shumta pozitive në shëndetin e njeriut. Një ndër këto përfitime është pikërisht zvogëlimi I sasisë së kolesterolit në gjak. Mjaftojnë dy ose tre thelpinjë gjatë një dite, dhe pas një kohe do t’i vëreni efektet – shkruan Foodprevent, transmeton Gazeta Express.

Tumeriku – zvogëlon sasinë e kolesterolit duke zvogëluar rrezikun për sëmundje të zemrës. Përbërësi kryesor I tumerikut ka veti anti-inflamatore dhe anti-oksiduese të cilat parandalojnë krijimin e pllakave që bllokojnë arteriet.

Tërshëra – njihet për sasinë e lartë të fibrave dhe proteinave që përmban. Shoqata Amerikane për Sëmundje të Zemrës rekomandon që sasia e duhur për fibra dhe proteina të cilat një person duhet t’I konsumojë gjatë një dite është 25 deri 30 gram me anë të ushqimeve por jo suplementeve.

Disa nga masat tjera të cilat duhet t’i ndërmerrni për t’iu shmangur bllokimit të arterieve dhe njëkohësisht për të ulur sasinë e kolesterolit në gjak janë: ecja, vrapimi, joga, ushqyerja e shëndetshme, shmangia e konsumimit të alkoolit, cigares, etj.

You may also read!

Nuk ndalen rrahjet: Tani në një tjetër nëndegë kapen mes veti anëtarët e LDK’së

Rrahjet dhe përplasjet brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) nuk kanë të ndalur, tani në një degë tjetër të

Read More...

Më ndryshe se në liri, shikoni si pritet iftari në burgun e Smrekonicës

Posa afron koha e iftarit, kuzhina e Qendrës Korrektuese të Smrekonicës fillon të mbushet. Të burgosurit këtu të cilët

Read More...

PDK më e votuara nga partitë shqiptare në katër komunat e veriut

Zgjedhjet për kryetarin e komunës, në katër komunat e veriut, të mbajtura sot, me kandidatët e saj, Gonxhe Çaushi

Read More...

Mobile Sliding Menu