Vritet në Siri një femër shqiptare që i ishte bashkuar ISIS-it

In Kosova, Lajme

Në Siri është vrarë një vajzë kumanovare, e cila ishte pjesë e ISIS-it. Lajmi i është kumtuar njerëzve të afërm të saj, ndërsa ditëve të fundit u dhanë lajme edhe për vdekjen e dy shqiptarëve të tjerë, si pasojë e luftimeve të ashpra në Siri.

Vajza kumanovare para katër viteve ishte arratisur nga shtëpia e saj, ndërsa më vonë gjendet në Siri në radhët e ushtrisë e Shtetit Islamik. Ajo për katër vjet në rrethana të panjohura ka qëndruar në Siri dhe Irak dhe nuk ishin dhënë lajme rreth fatit të saj, transmeton Zhurnali raportimin e portalit Realiteti.

Më në fund është mësuar edhe lajmi i kobshëm për vdekjen e saj, gjatë luftimeve të fundit të ashpra në territoret ku SHI-ja po pëson humbje të thellë dhe që ka humbur gati gjithë territorin që deri tani kishte nën kontroll.

Deri tani, në betejat në Siri dhe Irak janë vrarë të paktën 15 persona nga Maqedonia.

You may also read!

Hajnat i vjedhin 2 mijë euro në një Xhami

Rreth 2 mijë euro raportohet se janë vjedhur në brendi të objektit të Bashkësisë Islame në Gjilan. VIDEO Ankuesi

Read More...

LDK me reagim të ashpër ndaj deputetit Bekë Berisha

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar ashpër ndaj deputetit të AAK-së, Bekë Berisha. Ku ky i fundit në një

Read More...

Barcelona përsëri pa Leo Messin

Në fundjavë, Ernesto Valverde deklaroi se do ta pushojë Lionel Messin kurdo që i vjen rasti dhe tani ai

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu