Vuçiq i quan provokime aksionet e Policisë për të mbyllur lojërat e fatit në veri

In Kosova, Lajme, Rajoni

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, po i sheh si provokime, aksionet e Policisë së Kosovës në veri, për të mbyllur lojërat e fatit.

“Ata po i testojnë serbët, për të parë se sa janë të gatshëm të reagojnë dhe kundërshtojnë”, ka thënë kreu i shtetit serb, shkruan ‘rts’, transmeton Gazeta Express.

Sipas tij, Kosova po dëshiron që t’ua mbyll të gjitha rrugët e serbëve.

“ata po dëshirojnë që plotësisht të mbysin shpresat për serbët, që të jetojnë në mënyrë paqësore në veri të Kosovës”, ka thënë ai, teksa ka komentuar aksionet e djeshme të Policisë së Kosovës në veri.

Dje në Parlamentin e Republikës së Kosovës është miratuar edhe Rezoluta e cila kërkon mbylljen e të gjitha llojeve të lojërave të fatit në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

You may also read!

Veseli sërish kryetar i PDK’së, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim

Pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, Kadri Veseli është rizgjedhur kryetar i PDK’së edhe për një mandat, sot

Read More...

Trump e sulmon sërish kryetarin e Londrës: Je turpi i kombit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kritikuar përsëri kryetarin e Londrës, Sadiq Khan, duke e quajtur

Read More...

Dy ditë pasi Avdullah Hoti tha se në LDK ka kaluar koha e rrahjeve: Krisin karriget dhe grushtet

Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila këto ditë po mban procesin e brendshëm zgjedhor, është duke u përballur me

Read More...

Mobile Sliding Menu