Xhavit Haliti zyrtarizon kandidaturën për kryetar të PDK-së në Pejë

In Kosova, Lajme

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për kryetar të Degës së PDK-së në Pejë.

Haliti tha se deri tek ky vendim erdhi pas shumë kërkesave e sugjerimeve të vazhdueshme.

Ai tutje tha se beson fuqishëm se PDK në Pejë do të jetë unike, më e besuar dhe se PDK-ja në Pejë do të jetë kryefjala e Dekadës së re në Kosovë, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Të dashur anëtarë, votues dhe simpatizantë të PDK-së në Pejë,

Pas shumë kërkesave, sugjerimeve të vazhdueshme dhe bisedave të sinqerta me ju, sot edhe zyrtarisht e kam shpallur kandidaturën time për kryetar të Degës së PDK-së në Pejë.

Vullneti, angazhimi dhe puna e juaj serioze për të mirën e PDK-së, paraqesin motiv shtesë për mua që delegatëve t’ju kërkoj besimin që ta drejtoj këtë degë edhe për katër vite të tjera.

Unë besoj fuqishëm se pas një pune të madhe të përbashkët në terren, që kemi bërë këto ditë, ku për herë të parë janë themeluar mbi 50 nëndegë, PDK-ja në Pejë do të jetë më unike, më e besuar, si dhe më e votuar se sa ndonjëherë më parë nga qytetarët.

Zotohem se me gërshetimim e gjeneratave, përkatësisht përvojës së veprimtarëve të hershëm dhe ideve inovative të veprimtarëve të rinj, PDK-ja në Pejë do të jetë kryefjala e Dekadës së re në Kosovë.

Ju faleminderit nga zemra për angazhimin, mbështjetjen dhe rrugëtimin tonë të përbashkët edhe në të ardhmen!

I juaj,

You may also read!

Ramiz Kelmendi i tregon LDK’së se si t’i evitojë përleshjet

Kohëve të fundit në Kuvendet Zgjedhore të LDK-së janë shënuar disa incidente. E lidhur me këto ngjarje ka reaguar

Read More...

Haradinaj falënderon Granit Xhakën e Mitot Rashicën për ndeshjen në Stadiumin e Prishtinës

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është deklaruar për ‘Lojën e Yjeve’ e cila u zhvillua sonte në stadiumin e

Read More...

PDK nesër zgjedh kryetarin, a do të ketë kundërkandidat Kadri Veseli?

Partia Demokratike e Kosovës nesër mban Konventën e nëntë zgjedhore me ç’rast pritet të zgjidhet kryetari i partisë dhe

Read More...

Mobile Sliding Menu