ZYRTARE: Në Premier Ligë hapet afati kalimtar i verës

In Futboll, Sport

Afati kalimtar i verës edhe zyrtarisht është hapur në Premier Ligë, ndërsa klubet nga tani kanë drejtë regjistrimin e lojtarëve të rinj.

Federata e Futbollit të Anglisë (FA) ka bërë të ditur se afati kalimtar kësaj radhe do fillonte më 16 maj dhe mbaron më 8 gusht, në orën 18:00.

Por klubet angleze kanë të drejtë vetëm shkëmbimin/transferimin e lojtarëve që luajnë për klubet e tjera angleze, pasi për transferimin e lojtarëve që luajnë në vende të tjera, duhet të presin deri më 1 qershor.

Kjo pasi afati kalimtar i verës në shumicën e kampionateve fillon më 1 qershor, por Federata e Anglisë është e vendosur për ndryshime si zakonisht.

Edhe pas 8 gushtit, kur mbyllet afati kalimtar në Premierligë, klubet angleze do të mund të shesin apo huazojnë lojtarë nga ligat si Liga e Parë dhe Liga e Dytë, niveli i tretë dhe i katërt i futbollit në Angli, pasi që aty nuk do të mbyllet afati kalimtar deri më 2 shtator.

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu